Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Orav përsërit thirrjen e Borrellit për sulmin terrorist në Ibër Lepenc

NULL NULL
02.12.2024 10:40
Avio Orav, shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë
Avio Orav, shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë

Avio Orav, shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, ka përsëritur thirrjen e përfaqësuesit të lartë të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, i cili ka dënuar ashpër sulmin e 29 nëntorit në Ibër Lepenc, dhe e ka quajtur sabotazh e akt terrorist.

Pas takimit me kryeministrin Albin Kurti, Orav nuk tha asgjë më tepër për mediat, vetëm se thirrja e Borrellit ishte e qartë, dhe se bashkë me komunitetin ndërkombëtar u njoftuan me zhvillimet e fundit mbi sulmin e të premtes mbrëma, njofton Klankosova.tv.

“Patëm një takim me kryeministrin Kurti dhe komunitetin ndërkombëtar. Kryeministri pati mundësinë të na informojë për zhvillimet e së premtes mbrëma. Nga ana e Bashkimit Evropian, Borrelli ka bërë një thirrje të qartë që nuk do ta përsëris sepse dihet tashmë”, tha Orav.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.