Orav: Interesi i qytetarëve para atyre politike - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Orav: Interesi i qytetarëve para atyre politike

NULL NULL
03/06/2015

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Maqedoni, Aivo Orav u takua sot me kryeministrin maqedon Nikolla Gruevski.

Orav i cili ishte në emër të të gjithë ambasadorëve të shteteve anëtare të Bashkimit Evropian u shpreh se në takim u diskutua për zgjidhjet e mundshme për krizën aktuale politike, dhe se takimi nuk ka asnjë lidhje me takimin e djeshëm të liderëve me eurokomisionarin Johannes Hahn.

“Ky takim ishte planifikuar një kohë të gjatë, nuk është e lidhur me bisedimet e djeshme dhe ne synojmë për t’u takuar me udhëheqës të tjerë politikë sa më shpejt të jetë e mundur. Sot kemi diskutuar për zgjidhjet e mundshme për të dalë nga kriza aktuale politike dhe mesazhi ynë kryesor ishte se interesi i qytetarëve është më e rëndësishme se sa interesi i partive politike”, tha Orav.