Ora e leximit në shkollat e Prishtinës, Musmurati: Do të rrisë dashurinë për librin NULL NULL 16.05.2023 12:23 16.05.2023 12:23 Drejtoresha e Arsimit në Komunën e Prishtinës Besiana Musmurati, e ka prezantuar një projekt të ri të orës së leximit në shkollat e kryeqytetit. Ajo në një konferencë për media se ky projekt do të zbatohet për nxënësit nga klasa e parë deri të pestën. Musmurati theksoi se kjo do të rris dashurinë e tyre për libër. “Fëmijët do të lexojnë libra që atyre ju pëlqejnë. Do të lexojnë Utën e Maleve, Piter Panin, Princin e Vogël, Aventurat e Profesor Kantit, Qarlin që transformohet në T-Rex, Ditarin e Djaloshit Nerd, do të mësojnë për Musinë Kokalarin, Greta Thunberg, Nënë Terezën, e shumë e shumë figura të tjera” tha Musmurati. E para e arsimit shtoi se me anë të kësaj synohet edhe rritja e cilësisë në arsim. “Me zhvillimin e kësaj politike të re, që përfshinë të gjitha shkollat e Prishtinës, synohet që të përmirësohet raportin i nxënësve me librin, e rrjedhimisht të rritet cilësinë e arsimit në Prishtinë. Kjo vjen si pasojë e rezultateve të dobëta në PISA, ku është vlerësuar se nxënësit e Kosovës nuk kanë njohuri të mjafuteshme për të lexuar dhe kuptuar një tekst”, shtoi ajo. Ajo ndër të tjera tha se Komuna e Prishtinës ka blerë libra të rinj, në vlerë prej mbi 100 mijë euro dhe do ti shpërndajmë në shkolla. *Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS
Kosova Haradinaj reagon pas sulmit ndaj Valon Sylës: Fjala e lirë është garancë e demokracisë 12/04/2023