Ora e Adolf Hitlerit shitet për 1.1 milion dollarë NULL NULL 29.07.2022 23:29 29.07.2022 23:29 Një orë që thuhet se i përkiste liderit nazist Adolf Hitler është shitur për 1.1 milion dollarë në një ankand në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ora Huber, e cila i është shitur një ofertuesi anonim, tregon simbolin nazist dhe ka inicialet AH të gdhendura në të. Udhëheqësit hebrenj e dënuan ankandin përpara shitjes në Alexander Historical Auctions në Maryland, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv. Megjithatë, shtëpia e ankandeve – e cila ka shitur relikte naziste në të kaluarën – u tha mediave gjermane se qëllimi i saj ishte ruajtja e historisë. Hitleri udhëhoqi Gjermaninë naziste midis 1933 dhe 1945, duke orkestruar vrasjen sistematike të rreth 11 milionë njerëzve – gjashtë milionë prej të cilëve u vranë sepse ishin hebrenj. Katalogu i produkteve për orën thotë se ajo mund t’i ishte dhënë si dhuratë ditëlindjeje liderit fashist në vitin 1933, vitin kur ai u bë kancelar i Gjermanisë. Një vlerësim nga shtëpia e ankandeve thotë se ora u mor si një suvenir kur rreth 30 ushtarë francezë sulmuan Berghof, vendstrehimi malor i Hitlerit në maj 1945. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Lajme U hetuan dhe vëzhguan fshehurazi për një kohë të gjatë, arrestohen dy të dyshuar për drogë e armë 15 minuta më parë
Kosova Gërvalla në Kalabri të Italisë: Të shfrytëzojmë resurset dhe të forcojmë urat e bashkëpunimit mes dy vendeve 17 minuta më parë