Optimzmi, çelësi i shëndetit të mirë - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Optimzmi, çelësi i shëndetit të mirë

NULL NULL
13/06/2015

Lajm i mirë për ata që qëndrojnë optimist edhe në situatat më stresuese me të cilat përballen.

Një studim i bërë nga Universiteti Shtetëror i Pensilvanisë ka dalur me përfundim që njerëzit të cilët përballojnë stresin me optimizëm kanë si rrjedhojë më pak inflamacione apo dëmtime në organizëm.

E kundërta e tyre të cilët mbyten nga mendimet pesimiste në këto situata, janë të prirur që të preken nga inflamacionet kronike në organizmin e tyre si diabeti, sëmundjet e zëmrës e në disa raste edhe me disa forma të kancereve, transmeton Klan Kosova.

Në studim kanë marrur pjesë rreth 800 të anketuar, prej të cilëve gjatë tetë ditëve sa kanë qenë nën vëzhgim gjatë situatave me stresorë të ndryshëm janë marrur mostrat e gjakut duke rezultuar kështu që ata të cilët kanë përballuar presionin me optimizëm kanë pasur rigjenerim më të shpejtë të organizmit, ndërsa e kundërta e tyre që kanë filluar të bëhen pesimistë në këto situata kanë pasur shërim më të ngadalshëm të plagëve, çrregullime të rrahjeve të zemrës, ndryshim të niveleve të sheqerit dhe hormoneve.

Situatat e tilla kanë bërë që këto njerëz të preken edhe nga ana emocionale duke i lënë më të mangët në shijimin e kënaqësive se sa ata të cilët vazhdimisht janë mundar që t`i përballojnë stresorët në mënyrë më të qetë.

Në një studim të bërë në vitin 2015, përfundimet e të cilit ishin që optimizmi mund të ketë dobi për sistemin kardiovaskular dhe shëndetin e zemrës, del të jetë se optimizmi është çelësi i të qenit shëndoshë. / klankosova.tv