Opozita synon bllokimin e Kuvendit, sot vazhdimi i seancës së ndërprerë NULL NULL 01/10/2015 01/10/2015 Përfaqësuesit e opozitës kanë paralajmëruar se sërish do ta bllokojnë vazhdimin e seancës së Kuvendit të Kosovës që pritet të ndodh sot. Opozita kanë thënë se do të vazhdojnë me aksione demokratike derisa kryeministri Isa Mustafa të heqë nënshkrimin nga marrëveshja për Asociacionin e komunave me shumicë serbe. Ndërsa ky i fundit nuk do të raportojë as sot për ujditë e 25 gushtit të arritura në Bruksel për shkak se ndodhet jashtë vendit. Ndryshe sot ligjvënësit do të diskutojnë pikat e papërfunduara të seancës së ndërprerë me 17 shtator. Në rend dite të kësaj mbledhjeje janë shqyrtimet e dyta të projektligjeve për Letërnjoftimin dhe për Treguesit gjeografikë dhe për emërtimet e origjinës. Gjithashtu sot pritet të bëhet edhe emërimi i anëtarëve të Këshillit për Ndihmë Juridike Falas, si dhe i një anëtarit të Komisionit për Kërkesa Pronësore. Në rend dite është edhe formimi i Komisionit ad hoc për përzgjedhjen e një anëtari të Bordit të RTK-së nga komuniteti serb.
Prive Aktori i famshëm spanjoll nxjerr në ankand puthjet e tij, e shiti 12 mijë euro 10 minuta më parë
Kosova Begaj tregon pse s’pati takim me Abdixhikun: Doja të bisedonin bashkë, si vëllau më vëllanë 23 minuta më parë