Opozita s’ka besim te Kushtetuesja - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Opozita s’ka besim te Kushtetuesja

NULL NULL
08/08/2015

Tri subjektet politike, që përbejnë bllokun opozitar, Lëvizja Vetëvendosje, AAK-ja dhe Nisma janë duke u përgatitur që ta dërgojnë në Gjykatë Kushtetuese vendimin e Kuvendit për themelimin e Gjykatës Speciale.

Pavarësisht se kanë pak shpresa se Kushtetuesja mund të veprojë drejt, ato kanë vendosur që t’i shterin të gjitha mundësitë ligjore për ta pamundësuar themelimin e Speciales.

Nënkryetari i AAK-së, Ahmet Isufi, ka thënë për “Zërin” se nuk pret që Gjykata Kushtetuese do ta hedhë poshtë vendimin e Kuvendit, megjithatë, sipas tij, opozita po e kryen obligimin e saj që t’i shterë të gjitha mundësitë ligjore për ta hedhur poshtë themelimin e Gjykatës Speciale, që ai e quan të padrejtë.

“Kur kemi parasysh funksionimin e Gjykatës Kushtetuese, duke qenë e instrumentalizuar nga partitë në pushtet, pak gjasa ka që të marrë ndonjë vendim të drejtë në mënyrë që ta rrëzojë votimin e padrejtë në Parlamentin e Kosovës.

Shkrimin e plotë mund ta lexoni në:

http://www.zeri.info/aktuale/45590/opozita-skeptike-per-rrezimin-e-speciales/