Opozita pengon nisjen e seancës së Kuvendit NULL NULL 01/10/2015 01/10/2015 Deputetë të partive opozitare po e pengojnë fillimin e seancës së sotme të Kuvendit të Kosovës. Ata tashmë e kanë bllokuar foltoren e parlamentit. Ndërkohë, kryekuvendari Kadri Veseli është duke debatuar me shefin e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje Glauk Konjufca si dhe atë të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Donika Kadaj-Bujupi. Ishte paraparë që Kuvendi sot të vazhdojë seancën plenare, me pikat e papërfunduara nga mbledhja e 17 shtatorit ku në rend janë shqyrtimet e dyta të projektligjeve për Letërnjoftimin dhe për Treguesit gjeografikë dhe për emërtimet e origjinës si dhe shumë pika të tjera, njofton Klan Kosova.
Kosova Nikaj: Kurti këndej ha shtalba, këndej flet për luftë, por me rrymën nuk merret (VIDEO) 15/08/2022