Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Opozita nuk heq dorë

NULL NULL
22.04.2015 17:23

Tre liderët opozitarë, Visar Ymeri, Ramush Haradinaj e Fatmir Limaj, janë takuar sot për të diskutuar lidhur me zhvillimet e fundit, hapat që do t’i ndërmarrin pas skadimit të afatit të dhënë Qeverisë gjatë protestës së 18 prillit për realizimin e kërkesave të tyre.

Me këtë rast, lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj tha pas takimit se biseduan rreth kërkesave veç e veç dhe protestës si dhe për të konfirmuar se opozita është e bashkuar dhe asnjë variant s’do të heqin dorë nga realizimi i kërkesave të tyre.

Haradinaj beson se kërkesat janë legjitime dh ese është mirë që Qeveria të reflektoj, sepse përndryshe protestat nuk do t’i ndalin.

Edhe kryetari i Nisma-së për Kosovën, Fatmir Limaj bëri me dije se nuk do të tërhiqen në asnjë mënyrë nga protestat nëse nuk përmbushën kërkesat e tyre që i kanë parashtruar.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.