Opozita maqedonase me protesta radikale NULL NULL 16.06.2015 13:58 16.06.2015 13:58 Opozita maqedonase paralajmëron se do të radikalizojë protestat antiqeveritare pas 23 qershorit nëse deri me këtë datë kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski nuk jep dorëheqje. Nga LSDM-ja bëjnë të ditur se Gruevski dhe qeveria e tij pas 23 qershorit do të ballafaqohen me protesta më masovike dhe me masa më radikale. Në partinë e Zaevit thonë se do të vazhdojnë me publikimin e ‘bombave’ dhe me bllokimin e rrugëve dhe institucioneve. “Nëse Gruevski nuk tërhiqet vullnetarisht deri më 23 qershor atëherë ne vazhdojmë me publikimin e ‘bombave. Në këtë rast do të publikohen ‘bombat’ me të ndjeshme. Ne do të kemi kujdes në marrëdhëniet ndëretnike. Në partinë tonë nuk besojnë në dhunë. Do të fillojmë të bllokojmë rrugët, institucionet me çka do të fllon të ndjehen dëmet e shtetit”, deklaroi për Zhurnal, Lidija Dimova, funklsionare e lartë e LSDM-së. Sipas saj, po ashtu do të rritet edhe numri i atyre qytetarëve të cilët asnjëherë në jetë nuk kanë dalë për të protestuar. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Breshëri plumbash drejt automjetit në lëvizje, policia thotë se mbrëmë pati një tentim-vrasje në Pejë 11 minuta më parë
Lajme Analistët kërkojnë përmbushjen e detyrimeve ndërkombëtare të qeverisë së Malit të Zi 12 minuta më parë