Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Opozita: Kuvendi nën mbikëqyrje policore

NULL NULL
14.10.2015 16:20

Tri partitë opozitare Lëvizja Vetëvendosje , Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën konsiderojnë se  vendimet e sotme të Kryesisë së Kuvendit janë  të papranueshme.

Sipas tyre vendimi i sotëm për kontrollet e deputetëve tregon për  blindimin e Kuvendit duke e vënë atë nën mbikëqyrje policore.

” Policia po i mbivendoset demokracisë. Kjo është e papranueshme. Trajtimi i tillë ndaj përfaqësuesve të zgjedhur të popullit, është në funksion të bosnjëzimit të Kosovës, duke mbrojtur “Zajednicën” dhe në funksion të humbjes së integritetit territorial të Kosovës, duke i dhënë Malit të Zi mbi 10 mijë hektarë”.

Nga ana tjetër, opozita veprimet e veta i ka cilësuar si plotësisht legjitime, në mbrojtje të shtetit, të integritetit territorial të tij, si edhe në mbrojtje të karakterit qytetar e jo etnik të organizimit tonë shoqëror e shtetëror.

“Protesta jonë në Kuvend do të vazhdojë dhe nuk do të ketë kompromis pa u tërhequr marrëveshjet. Çdo tensionim i situatës, pas këtyre masave policore, është përgjegjësi e Kryetarit të Kuvendit dhe Qeverisë së Kosovës” thuhet në njoftimin e partive opozitare, transmeton Klan Kosova.

 

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.