Opozita kundërshton shkarkimin e anëtarëve të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës, VV bën thirrje për votim NULL NULL 24.06.2021 13:45 24.06.2021 13:45 Partitë më të mëdha të opozitës PDK, LDK dhe AAK kanë kërkuar që të mos votohet pika për shkarkimin e pesë anëtarëve të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës. Në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, Doarsa Koca- Xhelili, në emër të Lëvizjes Vetëvendosje kishte kërkuar që të votohet kjo pikë nga deputetët në seancën e sotme të Kuvendit. Për të njëjtën gjë u deklaruan edhe Mërgim Lushtaku nga PDK, Agim Veliu nga LDK dhe Besnik Tahir AAK, të cilët në emër të partive të tyre politike kërkuan që të mos votohet kjo pikë e rendit të ditës, njofton Klankosova.tv. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 13 orë më parë