Opozita kërkon ndryshimin e vlerës së koeficientit të pagës NULL NULL 02.02.2023 11:09 02.02.2023 11:09 Deputeti i PDK-së, Ferat Shala, gjatë seancës së sotme plenare në Kuvendin e Kosovës deklaroi se vlera e koeficientit të pagës duhet të jetë minimum 120 euro. Ai po ashtu shtoi se qeveria goditi qytetarët me, siç tha, 90 përqind rritje të tatimit në pronën e paluajtshme. “E paarsyeshme është goditja që i bëhet sektorit të sigurisë. Stimulon të rinjtë që ta lënë Kosovën. Ne si grup parlamentar i PDK-së propozojmë qe vlera e koeficientit të jetë minimum 120 euro”, u shpreh Shala. Shqetësim për koeficientin shprehu edhe Hykmete Bajrami e LDK-së. Gjatë fjalimit të saj para deputetëve ajo tha se qeveria doli me statistika jo të sinqerta dhe se me pagën e shkurtit qytetarët do ta shohin si qëndron e vërteta. “Me këtë koeficient nuk kemi rritje reale të pagave. Propozojmë që koeficienti i pagave të jetë 125 euro”, deklaroi Bajrami.
Kosova “Shpata” shkatërron tri laboratorë droge në Mitrovicë të Veriut, dy serbë të arrestuar 12/02/2023