Opozita jounike karshi dialogut (VIDEO)

Opozita jounike karshi dialogut (VIDEO)

NULL NULL
nga Enis Reçica 4 days më parë

Kurdo që të ndodh takimi në Bruksel, tashti përball Aleksandër Vuçiq do të jetë Albin Kurti.

Gjatë procesit të dialogut Kosovë-Serbi, kryeministri kosovar, tashmë e ka të hapur derën për t’u koordinuar edhe me partitë opozitare, njofton Klan Kosova

Se janë të gatshëm të bashkëpunojnë me opozitarët, e tha edhe Presidentja Vjosa Osmani-Sadriu, kur u takua të mërkurën mbrëma me ambasadorin amerikan Philipe Kosnett.

Por nga PDK dhe LDK ende janë pa një qëndrim zyrtar, se a do të bëhen pjesë e diskutimeve me pozitën karshi dialogut.

Kurse nga AAK-ja, Pal Lekaj i ka thënë Klan Kosovës se nuk do e pranojnë asnjë ftesë që ka lidhje me pjesëmarrjen në dialogun Kosovë-Serbi.