Opozita ia mori ndërmarrjet, LDK e PDK në Prishtinë “s’do të lejojnë cenimin e interesave të qytetarëve” NULL NULL 08.06.2023 23:37 08.06.2023 23:37 Kuvendi Me 25 vota për, asnjë kundër dhe një abstenim, Kuvendi Komunal i Prishtinës sot votoi shkarkimin e 20 aksionarëve të dhjetë ndërmarrjeve publike komunale. Kjo u bë në një seance të jashtëzakonshme të thirrur nga Vetëvendosja e AAK-ja, ku nuk morën pjesë PDK-ja e LDK-ja. Në lidhje me këto zhvillime ka pasur reagime nga asamblistë si nga LDK-ja, ashtu edhe nga PDK-ja, të cilat deri më tani drejtonin këto ndërmarrje publike komunale, përcjell Klankosova.tv. Pëllumb Bajqinovci, asamblist i LDK-së, tha se ai dhe kolegët e tij partiakë janë të shqetësuar me, siç u shpreh “komplotin politik” që ka ndodhur sot në KK të Prishtinës. “Grupi i Asamblistëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës në Kuvendin Komunal të Prishtinës është i shqetësuar me komplotin politik që ka ndodhur sot në Kuvendin Komunal të kryeqytetit! Ky komplot (puç) politik përveç që përmban elemente të kundërligjshme, është edhe i turpshëm për shkak të pazareve të pista personale në mes të partive opozitare dhe grupeve të interesit, të cilët nuk e dojnë zhvillimin e qytetit dhe nuk e përfaqësojnë interesin e qytetarëve të Prishtinës”, është shprehur ai në një postim në Facebook. I njëjti reagim është bërë edhe nga shefja e Grupit të Asamblistëve të LDK-së në Kuvendin Komunal të Prishtinës, Jeta Rafuna, e cila ndër të tjera tha se do të vazhdojnë angazhimin me kryetarin, siç tha ajo, në të mirë të transformimit të Prishtinës. “Prandaj, ne si asamblistë të LDK-së në kryeqytet, pavarësisht veprimeve të vazhdueshme bllokuese të opozitës që për qëllim kanë realizimin e interesave personale dhe të grupeve të ndryshme të interesit, do të vazhdojmë punën dhe angazhimin tonë bashkë me kryetarin dhe ekzekutivin në të mirë të transformimit të Prishtinës”, është shprehur ajo. Ndërkaq, Leutrim Retkoceri, asamblist i PDK-së në Kuvendin e Prishtinës, është shprehur se nuk do të lejojnë që asnjëherë të cenohet, siç tha ai, interesi i prishtinasve. “Përpjekjet për kapjen e ndërmarrjeve publike në Prishtinë, nuk mund ta ndalin veprimin e drejtë për të ndaluar kontratën e dëmshme që po hetohet nga prokuroria speciale për ‘Projektin në Lakrishte’. Pavarësisht lojërave dhe interesave politike të partive politike, individëve dhe grupeve të caktuara, interesi i prishtinasve nuk do të lejojmë asnjëherë të cenohet”, ka shkruar Retkoceri. Keqpërdorimet nëpër këto ndërmarrje po thuhet se janë shkaktarët e këtyre shkarkimeve, raporton Klan Kosova. Në veçanti me veprimet, parregullsitë, shkeljet dhe mosrespektimi i ligjshmërisë në ndërmarrjet publike komunale të Prishtinës. Por ka edhe arsye të tjera. “Mosraportimi i rregullt, ngecjet e vazhdueshme si dhe ankesat nga stafi dhe qytetarët në lidhje me përformancën e tyre”, ka thënë Endrit Zabërgja nga Nisma. Për këto degradime, ndërmarrjet publike kanë edhe raste të hapura tek organet e drejtësisë, sipas asamblistit të LVV-së, Gëzim Sfeçla. “Gati gjysma e ndërmarrjeve publike janë nën hetime të policisë e prokurorisë për keqpërdorime e raste të emërimeve politike”, ka thënë ai. Emrat e të gjithë aksionarëve të shkarkuar janë: Ngrohtorja e qytetit “Termokos”- Jeta Hasani-Rafuna, Milazim Vitia; Ndërmarrja Publike Banesore – Leutrim Retkoceri, Granit Geci; Kompania Rajonale e Mbeturinave “Pastrimi” – Muhamet Selmani, Shegë Beqiri; Ndërmarrja Publike “Hortikultura”- Kumrie Shabani-Ramadani, Arbnore Ajeti; Ndërmarrja Publike “Trafiku Urban”- Agron Canolli, Fatmir Dervishi; Ndërmarrja Publike “Sport Marketing”- Pëllumb Bajqinovci, Elmira Nikçi-Rexha; Ndërmarrja Publike “Stacioni i Autobusave”- Donjeta Dragusha, Amir Simica; Ndërmarrja Publike “Prishtina Parking”- Lindita Rexhepi, Samir Salihu; Ndërmarrja Publike “Kuzhina Qendrore” – Dasmor Durmishi, Agim Kuleta dhe Ndërmarrja Publike “Pallati i Rinisë”- Dhurata Ratkoceri, Fitnete Bejta. Vlen të theksohet se edhe Kryesuesi i Kuvendit Komunal të Prishtinës, Fehmi Kupina, dha dorëheqje nga Lidhja Demokratike e Kosovës ndërsa bëri të ditur se nuk do t’i bashkohet asnjë partie apo grupi tjetër politike dhe do të jetë i pavarur. /Klankosova.tv Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Krasniqi: Kënaqësi që mora pjesë në hapjen e ekspozitës së fotogazetarit Blerim Uka 2 orë më parë
Kosova Arrestimi i shtetasit serb për planifikim të vrasjes, Prokuroria po tenton të zbulojë edhe ndonjë të dyshuar tjetër 2 orë më parë