20:05, 7 Shkurt 2016

Ramush Haradinaj i ka thënë po takimit të ftuar nga Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga.

Bile kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës tregoi edhe arsyet pse veproi ndryshe nga dy partitë e bllokut opozitar, Vetëvendosjes dhe Nismës për Kosovën.

Haradinaj tha se pranoi që të shkojë në këtë takim në mënyrë që ta paraqesë qëndrimin e palëkundur të opozitës se si të dilet nga kriza institucionale politike.

Ai tregoi se çka do të kërkoi në takim me Jahjagën dhe partitë në pushtet.

Ndryshe, ai ka thënë se takimi te Presidentja është takim kundër protestës gjithë-popullore të 17 shkurtit dhe se sipas tij, zgjidhja është në shesh me qytetarët, e jo në zyra të mbyllura “me krerët e qeverisë kuislinge”.

Kronikë nga Kosovë Gjoci.

 

Konkurs Pune

Lexo më shumë