Opozita e bashkuar kundër Thaçit dhe partive në pushtet NULL NULL 05/09/2018 05/09/2018 Shefi i grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti ka akuzuar kryekuvendarin Kadri Veseli që sipas tij është bërë vegël e Hashim Thaçit, njofton Klan Kosova. Ai ka theksuar se partitë në pushtet po i bëjnë të gjitha manovrimet politike që të mos mbahet seanca e thirrur nga opozita ku pritet të miratohet rezoluta që i ndalon Presidentit të diskutojë në Brusel për territorin e Kosovës. Nga ana e tij, shefi i grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca tha se ata nuk do të presin që të zgjasin në pafundësi siç i quajti ai lojërat e pushtetit. Edhe ai ka kërkuar që sipas rregullores së Kuvendit kryetari të thërret seancën që spas procedurave ka qenë e para e thirrur e para, njofton Klan Kosova. Në këtë paraqitje kanë folur edhe Mimoza Kusari-Lila dhe Shqipe Pantina nga partia Socialdemokrate Ato thanë se opozita po shtypet nga pushteti, derisa kanë akuzuar kreun e shtetit, që sipas Kusari-Lilës po do të shkojë në dialog me Vuçiqin për ta ndarë Kosovën. Në fund të konferencës, Hoti ka thënë se janë bllok opozitar i bashkuar kundër Thaçit dhe partive në pushtet./klankosova/.
Lajme Shefi i inteligjencës britanike: "Putini e ka humbur luftën e informacionit në Ukrainë" 21 minuta më parë
Lajme Burri që vrau gruan e tij në natën e martesës dhe trupin e futi në valixhe dënohet me të paktën 21 vjet burgim 38 minuta më parë