Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Opozita cakton protestën e radhës, Basha: Përballje pa kthim me shërbëtorët e juntës

NULL NULL
15.05.2019 19:23

Opozita e ka caktuar protestën e saj të radhës e cila do të mbahet më 25 maj në ora 19:00.

Ky vendim u mor në mbledhjen e Kryesisë së Partisë Demokratike.

“Forumet më të larta drejtuese të PD dhe kryetarët e koalicionit opozitar kanë shqyrtuar gjendjen e rëndë të grushtit ët shtetit ku ndodhet vendi. Sot e gjithë Shqipëria dhe bota kanë kuptuar se fshihet makthi i Edi Ramës për atë që e pret në zbardhjen e dosjeve hetimore ku përfshihet drejtpërdrejtë Edi Rama”.

“Vendimi unanim i opozitës është përballje ballore me të gjitha format. Që nga ky moment do të jemi çdo ditë dhe çdo minutë bashkë me qytetarët në një përballje pa kthim me ushtarët dhe shërbëtorët e juntës kriminale në pushtet derisa të diktojmë kthimin tek demokracia”, ka deklaruar kreu i PD-së pas mbledhjes./ Top Channel

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.