13:16, 14 Mars 2019

22 persona rezultojnë të përfshirë në një rrjet të madh dhëniesh fajdesh me interesa të larta në përqindje për çdo javë në Shkodër.

Mësohet se mes personave të përfshirë është edhe një efektiv policie, një notere dhe një ish-kancelar në Gjykatën e Shkodrës.

Konkretishz: Janë ekzekutuar masat e sigurimit personal ”pezullim i ushtrimit të detyrës” per noteren Valbona Hajdari dhe efektivin e policisë Ergys Lohja. Ndërkohë që ish-kancelari në Gjykatën e Shkodrës, Artan Dragani është arrestuar.

Për të arrestuarit e tjerë deri më tani jepen vetëm inicialet, e ata janë: B. A; I. M, M. B; L.S; N. A; A. B; V. N; E. F,; E. Q; P. V.

Gjithashtu në kërkim janë shpallur shtetasit me inicialet: E.M; J.A.; I.S dhe E.L./ Top Channel

 

Konkurs Pune

Lexo më shumë