22:42, 19 Gusht 2019

Tre shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë arrestuar gjatë një operacionit të përbashkët mes policisë shqiptare dhe asaj italiane. Gjatë operacionit të koduar “Korabi”, në Dibër u arrestuan 38-vjeçari me iniciale B.Gj. dhe 32-vjeçari me iniciale Q.A.(M).

Gjatë kohës që aksioni zhvillohej në Shqipëri, njëkohësisht në Itali u arrestua edhe 49-vjeçarja shqiptare me iniciale H.R., pjesë e këtij grupi.

Të tre këta persona ishin shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi më 25 Qershor 2019 Gjykata e Rieto ka vendosur në mungesë masën e sigurisë arrest në burg për veprat penale “Organizatë kriminale”, “Vjedhja me armë, kryer në bashkëpunim”, “Mbajtja pa leje e armëve të zjarrit” dhe “Mbajtja e sendeve të vjedhura”.

Më 4 Maj 2019, tre të arrestuarit kanë vjedhur nëpërmjet përdorimit të armëve në banesën e shtetasit italian A.L., një sasi bizhuterish dhe shumën 60.000 Euro, që ndodheshin në kasafortën e këtij të fundit dhe më pas janë laguar nga vendi i ngjarjes me një automjet të vjedhur. Vijon puna për dokumentimin me prova ligjore edhe të vjedhjeve të tjera, që dyshohet se janë kryer në Itali nga ky grup. /tvklan.al/

Konkurs Pune

Lexo më shumë