10:00, 12 Shkurt 2019

Një operacion antidrogë i përbashkët me Guardia di Finanza italiane po zhvillohet në Vlorë.

Siç raporton Tch, operacioni antidrogë ka nisur herët në mëngjes. Në orën 7:00 kanë mbërritur forcat RENEA, një aksion që po zhvillohet edhe në Itali.

Në Vlorë janë arrestuar deri tani 6 shtetas: Luka Beqiraj, Bilbil Kabello, Arbnor Hoxhaj, Denis Pashaj, Kujtim Elmazi dhe Kristian Llanaj. Këto emra kanë mbërritur në Shqipëri me letër-porosi, pas hetimeve të zhvilluara në Itali për një grup trafikantësh që transportonte kanabis nga Vlora në Itali, transmeton Klan Kosova.

Në rrugë jozyrtare mendohet se janë trafikuar rreth 10 ton drogë në vitet e fundit.

Konkurs Pune

Lexo më shumë