Opera “Skënderbeu, kryezot i Arbërit”, jepet premierë në Kosovë NULL NULL 13.05.2023 21:35 13.05.2023 21:35 Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, ka bërë të ditur se më 17 maj do të jepet premiera e operës “Gjergj Kastrioti – Skënderbeu, kryezot i Arbërit”. Sipas njoftimit, kjo premierë është kompozuar nga Vasil Tole, dhe me libret e kompozitorit mbi tekstin e shkrimtarit Fan S. Noli. “Orkestra dhe Kori i Filharmonisë së Kosovës në bashkëpunim me Korin e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit në Tiranë (Shqipëri) në drejtimin e mjeshtrit Sieva Borzak (Itali) do të interpretojnë këtë vepër të përmasave të mëdha për publikun e Prishtinës. Koncerti fillon nga ora 20:00 në AMC Hall (Rr. Cërriku, Mazgit – Magjistralja Prishtinë – Mitrovicë)”, thuhet në njoftim, transmeton Klankosova.tv. *Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS