10:41, 10 Prill 2020

Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës, Rusia dhe vendet e tjera arritën një marrëveshje të enjten për të shkurtuar përkohësisht prodhimin.

OPEC dhe vendet e tjera prodhuese të naftës ranë dakord të shkurtojnë rreth 10 milionë fuçi në ditë, ose rreth 10 për qind nga nivelet normale të prodhimit, në maj dhe qershor, thanë ata në një deklaratë të premten.

Vendime të tjera mund të vijnë nga një takim i G20 të premten.

Bisedimet filluan të enjten vonë pas ngurrimit të Meksikës për të ulur prodhimin e pjesës së saj të naftës, raportohet për 400,000 fuçi në ditë. Në deklaratë, grupi tha se marrëveshja ishte e kushtëzuar me pëlqimin e Meksikës.

Pas zhvillimit të një takimi në muajin mars, Arabia Saudite dhe Rusia patën rritur prodhimin e naftës, me qëllim të rikthimit të fitimeve në tregje, pas rënies së kërkesës në botë për këtë produkt.

Ky vendim, bashkë me zhvillimet e lidhura me koronavirusin e ri, kanë nxitur uljen e çmimit të naftës në nivelin më të ulët në 18 vjetët e fundit.

Konkurs Pune

Lexo më shumë