O’Neil rrëzohet në transmetim direkt NULL NULL 07.05.2015 10:31 07.05.2015 10:31 Rënia e tij në dysheme shkaktoi të qeshura të mëdha në emisionin "Inside the NBA". Shaquile O’Neal është rrezuar në dysheme, teksa po merrte pjesë në një debat për basketbollin, në emisionin “Inside dhe NBA”, të televizionit amerikan TNT. Ish-lojtari i Orlandos dhe Los Anngeles Lakers ra në momentin kur Kenny Smith po fliste për ndeshjen Houston Rockets-Los Angles Clippers. Rrëzimi i tij shkaktoi të qeshura të shumta në emision. “Inside the NBA” është njëri nga programet më të ndjekura në lidhje me basketbollin amerikan, për shkak të komenteve dhe gjesteve interesante që O’Neil, Smith, Charles Barkley dhe autori Ernie Johnson bëjnë në transmetim. https://www.youtube.com/watch?v=ezF7gw-b8y0 klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.