Omar Sharif me Alzheimer - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Omar Sharif me Alzheimer

NULL NULL
24/05/2015

Aktori Hollywoodian Omar Sharif vuan nga sëmundja Alzheimer dhe po lufton për të kujtuar filmat e tij më të famshëm, kështu të paktën ka zbuluar djali i tij.

Aktori egjiptian 83 vjeçar që ka fituar famën në 1962, kur ai luajti në Lawrence të Arabisë.

Fëmija i tij i vetëm Tarek El-Sharif 58 vjeçar zbuloi se babai i tij ka qenë duke luftuar me sëmundjen për tre vitet e fundit.

Tarek tha se Omari shpesh ngatërron emrat e filmave të tij më të famshëm, dhe harron kur ata ishin filmuar.

Ai e bëri rrëfimin e tij të sinqertë gjatë një interviste me gazetën spanjolle ElMundo, transmeton klankosova.

Ylli i ‘’Doktor Zhivago’’ pranoi në një intervistë dy vjet më parë se ai kishte filluar të harrojë shumë gjëra.

Tarek, i cili gjithashtu u shfaq në ‘’Doktor Zhivago’’ si Yuri në moshën tetë, tha El Mundo: “Babai im ka Alzheimer, është e vështirë për të përcaktuar se çfarë faze është, por është e qartë se ai kurrë nuk do të përmirësohet dhe do bëhët më keq..‘’, përfundoi ai.