Olta Boka bëhet nënë për herë të dytë NULL NULL 20.04.2024 20:06 20.04.2024 20:06 Olta Boka Këngëtarja shqiptare, Olta Boka është bërë nënë për herë të dytë. Boka e mbajti të fshehur se është shtatzënë, por ka ndarë në Instagram një video ku shfaqet djali i porsalindur, të cilit i dha emrin Brel. “Brel Rrokaj 20/04/2024. Ishte natë vere, kur nga qielli ra një yll dhe motra jote bërtiti me të madhe- “Zoti më tha që mami ka një vëlla te barku” dhe sot familjes tonë të vogël ju shtua një bekim që na i jep kuptim të tjera dimensioneve! Faleminderit që zgjodhe të jem mami yt o shpirt i shpirtit tim. Zemra ime sot rreh dyfish”, shkroi Olta në postimin e saj. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.