Oliver Ivanoviq në grevë urie NULL NULL 07/08/2015 07/08/2015 Oliver Ivanoviq, udhëheqësi i Iniciativës Qytetare për Liri, Demokraci dhe Drejtësi (SDP), ka hyrë në grevë urie. Këtë e ka bërë të ditur gruaja e tij, Milena Ivanoviq Popoviq për gazetën serbe Tanjug të premten. Të mërkurën gjykimi i Ivanoviqit ishte zgjatur deri me 6 tetor. Qeveria serbe muaj më parë kishte garantuar se Ivanoviq do të jetë në dispozicion të gjyqësorit të Kosovës, nëse pret gjykimin në liri, mirëpo misioni i Bashkimit Europoan për Sundim të Ligjit në Kosovë – EULEX, ka thënë se nëse ai mbahet në liri mund t’i ndikojë dëshmitarët. Ivanoviq është i akuzuar për krime të luftës të kryera në vitin 1999. Të akuzuar bashkë me të janë edhe katër serbë të tjerë.
Kosova Escobar dhe Lajçak takim veçan: BE-ja mirënjohëse për mbështetjen e ShBA-së për dialogun 18/08/2022
Kosova Sheholli: Vuçiq e ka ulur “bishtin”, e ka parë se nuk mund të ballafaqohet me NATO-n (VIDEO) 17/08/2022