Oliveira e fiton garën e Spanjës në Moto GP NULL NULL nga Naim Selmani 06.06.2021 15:36 nga Naim Selmani 06.06.2021 15:36 Gara për shpërblimin e madh të Spanjës pas shumë ngjarjeve interesante solli edhe fitues të ri. I pari vijën e finishit e kaloi garuesi portugez Miguel Oliveira me ekipin e tij KTM transmeton Klankosova.tv. Kjo njëkohësisht është edhe fitorja e tij e parë këtë sezon. Në vendin e dytë përfundoi francezi Johan Zarco kurse Jack Miller e kompletoi podiumin në Kataluni. Kurse në anën tjetër lideri aktual i kampionatit botëror në Moto GP francezi Fabio Quartararo u desh të kënaqej me vendin e katërt. Kjo garë sikurse krejt edicioni është duke u transmetuar ekskluzivisht në platformën Artmotion. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.