Lajmet e fundit

Michael Olise ka thurur elozhe për Riccardo Calafiorin, duke e veçuar mbrojtësin italian nga emra të tjerë të mëdhenj me të cilët është përballur.
“Kam luajtur kundër shumë mbrojtësve të majtë të nivelit të lartë, përfshirë Nuno Mendes dhe Marc Cucurella, por Calafiori është ndryshe. Kur ke topin përballë tij, nuk të jep kohë të mendosh. Është agresiv, të vjen menjëherë përballë dhe e bën çdo situatë të vështirë. Duhet të vendosësh shpejt, sepse ai është tashmë aty”, u shpreh Olise, transmeton Klankosova.tv.
Ylli francez vlerësoi gjithashtu forcën e Calafiorit në duele, leximin e lojës dhe qetësinë me topin, duke theksuar se ky kombinim e bën shumë të vështirë për t’u përballuar.
“Pas ndeshjes sonë kundër Italisë, i thashë: ‘Çfarë beteje’. Dhe e kisha seriozisht, ishte e vështirë. Kur përballesh me një lojtar të madh, e kupton menjëherë, dhe Calafiori është një lojtar shumë, shumë i madh. E respektoj jashtëzakonisht shumë. Është një nga mbrojtësit e majtë më të mirë me të cilët jam përballur”, përfundoi Olise.