Olaf Scholzi e pret ngrohtësisht Edi Ramën në Berlin (VIDEO) NULL NULL 07.03.2023 12:35 07.03.2023 12:35 Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, është pritur në takim nga kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz. Takimi po zhvillohet në zyrën e kancelarit Scholz në Berlin të Gjermanisë, njofton Klan Kosova. Qeveria e Gjermanisë ka njoftuar se në këtë takim pritet të caktohet data e takimeve për Procesin e Berlinit. “Fokusi i diskutimit të përbashkët do të jetë koordinimi me synimin për rolin e Shqipërisë si mikpritëse në Procesin e Berlinit për Ballkanin Perëndimor. Tema të tjera të diskutimit do të jenë çështjet dypalëshe, ekonomike dhe të politikës së jashtme si dhe procesi i anëtarësimit të Shqipërisë në BE”. Takimi i Procesit të Berlinit në Tiranë do të mbahet në fillim të vjeshtës. Përveç kësaj, Shqipëria do të prezantojë potencialet në turizmin e qëndrueshëm, përmes një axhende të nivelit të lartë në “ITB Berlin 2023”, panairin më të rëndësishëm në botë për turizmin. Në datat 7-9 mars, përmes një programi të mirëorganizuar nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, nën sloganin “Albania-All you need is here”, promovohen ofertat turistike që synojnë turizmin gjithëvjetor dhe të qëndrueshëm. Më 7 mars, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro do të priten nga kancelari gjerman Olaf Scholz, për të vijuar me takimin me Sekretarin e Përgjithshëm të Organizatës Botërore të Turizmit, Zurab Pololikashivili në mjediset e ITB Berlin. Më tej, aktiviteti do të vazhdojë me tryeza pune e takime me përfaqësues të industrisë gjermane të turizmit, donatorë, përfaqësues të sektorit privat dhe konferencë për shtyp për mediat gjermane. Shqipëria përfaqësohet në këtë panair me stendën e saj zyrtare, ndërsa shumë shoqata dhe turoperatorë shqiptarë marrin pjesë po ashtu. Gjatë vitit 2022, Shqipëria arriti rekordin historik prej 7.5 milionë vizitorësh të huaj dhe synimi i radhës është turizmi i nivelit të lartë në standarde, i qëndrueshëm dhe gjithëvjetor. Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS. klankosova.tv
Kosova Haradinaj: Kosova synon të jetë në NATO dhe në rresht me shtetet prijëse të demokracisë në botë 2 months