Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Oklahoma dhe Cavaliers vazhdojnë ta bëjnë “ligjin” në NBA

NULL NULL
11.02.2025 14:54

New Orleans Pelicans ishte mbrëmë vetëm ‘viktima’ e radhës për Oklahoma City Thunder.

Fitorja me 26 pikë dieferencë, 137-111, ishte e 43-ta nga 52 ndeshje të zhvilluara deri tani për liderin e Perëndimit, njofton Klankosova.tv.

Nga ana tjetër, Pelicans në këtë konferencë, renditen të fundit, me vetëm 12 triumfe e plot 41 disfata.

Edhe në Lindje është një skuadër që po shkëlqen, madje identik sikur OKC.

Cleveland Cavaliers morën firtoren e 43-të kampionale, duke mundur Minnesota Timberwolves me rezultat 128 – 107, raporton Klankosova.tv.

Ujqërit pas kësaj humbje, gjenden në vendin e shtatë me 30 fitore e 24 humbje.

Oklahoma në xhiron e ardhshme luan kundër Miamit, kurse Cavaliers udhëtojnë te Toronto.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

lajme të ngjashme