15:19, 5 Qershor 2020

Kele Okereke e ka performuar këngën e tij protestuese, “Kettling” si përgjigje ndaj trazirave që erdhën pas vrasjes së George Floyd.

Floyd, një afro-amerikan, vdiq pasi një polic gjatë arrestimit ia mbante gjurin në qafë për disa minuta.

Frontmeni i grupit “Bloc Party”, e shpërndau një video të tij duke performuar nga ambientet e tij shtëpiake këtë këngë të cilën e ka të realizuar po me këtë bend. Në sy gjatë videos së tij bie edhe thënia “Black Lives Matter” në fanellën e tij.

Fjala “kettling” i referohet një taktike të policëve ku zyrtarët policorë formojnë kordone të mëdha në mënyrë që ta kenë nën kontroll turmën brenda një zone të kufizuar.

https://www.instagram.com/kele/?utm_source=ig_embed

 

Konkurs Pune

Lexo më shumë