Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

OKB: Shembja e digës po e bën shumë më të vështirë jetën për ukrainasit

NULL NULL
10.06.2023 08:34
Shembja e diges

Zyrtari i lartë i ndihmës i OKB-së, Martin Griffiths, ka paralajmëruar se shembja e digës Kakhovka do ta bëjë jetën edhe më të vështirë për ukrainasit.

Griffiths tha se 700,000 njerëz kanë nevojë për ujë të pijshëm.

Ai gjithashtu ka frikë se përmbytjet në të gjithë zonën mund të rezultojnë në eksporte më të ulëta të grurit, çmime më të larta ushqimore në mbarë botën dhe më pak ushqim për miliona njerëz në nevojë, shkruan SKynews, përcjell Klankosova.tv

Griffiths tha se Kombet e Bashkuara, duke punuar kryesisht përmes grupeve ukrainase të ndihmës, kanë arritur në 30,000 njerëz në zonat e përmbytura nën kontrollin e Ukrainës.

Mijëra besohet të jenë të bllokuar.

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.