17:20, 22 Janar 2020

Ekspertët e OKB-së për të drejtat e njeriut kanë kërkuar një hetim të menjëhershëm lidhur me pretendimet se Princi i Arabisë Saudite hakoi telefonin e shefit të Amazonës, Jeff Bezos.

Ata gjithashtu thanë se Mohamed bin Salman duhet të hetohet edhe për “përpjekje të vazhdueshme, të drejtpërdrejta dhe personale atyre që i percepton si kundërshtarë”.

Një mesazh nga një numër telefoni i përdorur nga princi është implikuar në një shkelje të të dhënave të Bezos.

Ambasada e Mbretërisë në SHBA ka mohuar storien, të cilën e quajti absurde.

Por, ekspertët e pavarur të OKB-së – Agnes Callamard, raportues special për ekzekutime të përmbledhura dhe vrasje jashtëgjyqësore, dhe David Kaye, raportues special për lirinë e shprehjes – thanë se përfshirja e mundshme e princit duhet të hetohet.

Marrëdhëniet midis Arabisë Saudite dhe Bezos – i cili gjithashtu është pronar i Washington Post – u përkeqësuan pasi Jamal Khashoggi, një kritik i shquar i qeverisë Saudite dhe pjestar i stafit të gazetës, u vra në konsullatën Saudite në Stamboll në vitin 2018.

Konkurs Pune

Lexo më shumë