OKB-ja i kërkon Rusisë t’i japë kujdes ‘urgjent’ mjekësor Alexei Navalny NULL NULL 10.05.2023 20:42 10.05.2023 20:42 Kombet e Bashkuara i kanë bërë thirrje Rusisë që t’i ofrojë Alexei Navalny kujdes “urgjent dhe gjithëpërfshirës” mjekësor pas raportimeve se shëndeti i tij po përkeqësohej. Udhëheqësi i opozitës ruse po vuan dënime të kombinuara prej 11 vjet e gjysmë për mashtrim dhe shpërfillje të akuzave gjyqësore, të cilat ai pretendon se janë krijuar për t’i mbyllur gojën. Mbështetësit e tij kanë thënë se ai vuante nga dhimbje të forta stomaku në burg, për të cilat ata pretenduan se mund të ishte një shenjë e një helmi të ngadaltë. “Jam i shqetësuar nga gjendja e përkeqësuar e shëndetit të Navalny dhe mungesa e dukshme e diagnozës dhe trajtimit mjekësor të kënaqshëm”, tha raportuesja speciale e OKB-së për torturat Alice Edwards. Shërbimi i burgjeve të Rusisë ka mohuar më parë akuzat se punonjësit e saj kanë keqtrajtuar Navalny dhe ka thënë se atij i është dhënë gjithmonë trajtim mjekësor kur është e nevojshme. 46-vjeçari u kthye vullnetarisht në Rusi në vitin 2021 nga Gjermania, ku ishte trajtuar për atë që testet laboratorike perëndimore treguan se ishte një përpjekje për ta helmuar atë me një agjent nervor në Siberi në vitin 2020. “Atij duhet t’i sigurohet menjëherë dhe vazhdimisht kujdesi adekuat, duke përfshirë kontrolle mjekësore gjithëpërfshirëse, trajtim dhe monitorim të situatës së tij shëndetësore në një spital civil,” tha zonja Edwards. *Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kuriozitete Policia angleze e quan hero punonjësin që u përball me plaçkitësin e armatosur (VIDEO) 2 months