Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

OKB-ja: Është dëmtuar rruga që çon në korridorin e ndihmës humanitare midis Turqisë dhe Sirisë

NULL NULL
08.02.2023 00:29

Rruga që të çon në pikën e vetme kufitare të ndihmës humanitare midis Turqisë dhe Sirisë është dëmtuar nga tërmeti i së hënës, duke penguar përpjekjet e ndihmës, thanë Kombet e Bashkuara të martën.

Stephane Dujarric, zëdhënës i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres, se vendkalimi është “në të vërtetë i paprekur” dhe vazhdon të përdoret si një qendër transporti. Megjithatë, ai tha se rruga që çon në vendkalim është dëmtuar dhe kjo “e ka ndërprerë përkohësisht aftësinë tonë për ta përdorur plotësisht atë”.

Bab al-Hawa është i vetmi korridor i ndihmës humanitare i miratuar nga OKB-ja midis Sirisë dhe Turqisë.

Në janar, Guterres e përshkroi kalimin tokësor si një “linjë shpëtimi të domosdoshme” pasi Këshilli i Sigurimit i OKB-së votoi për rinovimin e mekanizmit ndërkufitar një ditë përpara se ai të skadonte.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.