OKB alarmohet për Nepalin NULL NULL 03.05.2015 17:37 03.05.2015 17:37 Përfaqësuesi i OKB-së në Nepal, Jamie McGoldrick ka thënë se vonesat në dogana e ndihmave po pengon operacionet humanitare në Nepalin e shkatërruar pas tërmetit të 25 prillit. “Autoritetet nuk duhet të përdorin kontrollin e zakonshëm në dogana, si në kohë paqeje, në një moment kur duhet të punojnë me procedura të përshpejtuara për tejkalimin e krizës”, deklaroi McGoldrick.. Jam në dijeni të fakteve se disa donatorë të mëdhenj janë të frustruar nga inkompetenca për të mundësuar dërgimin e ndihmave në zonat e goditura”, theksoi përfaqësuesi i OKB-së. Ai bëri me dije se tashmë ndihmat janë grumbulluar në aeroportin e Katmandusë, në vend se t`ju shkojnë njerëzve të cilët kanë nevojë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Lajme Sipas një zyrtari amerikan Trumpi ka refuzuar një plan izraelit për të vrarë udhëheqësin iranian 3 days