OKB: 10 milionë banorë nuk kanë qasje në ujë të pijshëm, gjashtë muaj pas përmbytjeve në Pakistan - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

OKB: 10 milionë banorë nuk kanë qasje në ujë të pijshëm, gjashtë muaj pas përmbytjeve në Pakistan

NULL NULL
21.03.2023 17:31

Rreth gjashtë muaj pas përmbytjeve katastrofike në Pakistan, më shumë se 10 milionë njerëz ende nuk kanë qasje në ujë të pijshëm në zonat e prekura nga shirat rekord, sipas një raporti të Kombeve të Bashkuara.

Bazuar në një raport të publikuar nga Organizata e Kombeve të Bashkuara, familjet që jetojnë në zonat e goditura nga përmbytjet nuk kanë “asnjë alternativë përveçse të pinë dhe përdorin ujë potencialisht të prekur nga sëmundjet”, shkruan Al Jazeera, transmeton Klankosova.tv.

“Çdo ditë, miliona vajza dhe djem në Pakistan po luftojnë një betejë të humbur kundër sëmundjeve të parandalueshme të shkaktuara nga uji dhe kequshqyerjes si pasojë”, ka thënë Abdullah Fadil, përfaqësuesi i UNICEF-it në Pakistan.

Përmbytjet më të mëdha në Pakistan filluan në qershor për shkak të shirave të dendur. Ata vranë të paktën 1739 njerëz, përfshirë 647 fëmijë, dhe prekën në total 33 milionë njerëz.

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.