Ofruan vend pune në këmbim të votës, shoqërohen dy persona në Këlcyrë NULL NULL 14.05.2023 10:42 14.05.2023 10:42 Shërbimet e Postës së Policisë Këlcyrë, pas kallëzimit të bërë nga shtetasi A. B., se dy punonjëse të Zyrës së Ndihmës Ekonomike Këlcyrë i kishin ofruar një vend pune për djalin e tij, në këmbim të votës, kanë shoqëruar në ambientet e Policisë, shtetaset D. A. dhe R. F., si dhe kanë vënë në dijeni prokurorin e gatshëm, për këtë rast. Në përfundim të veprimeve të para proceduarale, të kryera në drejtimin e Prokurorisë, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Përmet referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetaset D. A., 53 vjeçe dhe R. F., 40 vjeçe, banuese në Këlcyrë, punonjëse të Zyrës së Ndihmës Ekonomike Këlcyrë, pasi dyshohet se në këmbim të votës, i kanë ofruar një vend pune shtetasit A. B., për djalin e tij. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme. /TCH *Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS
Kosova Fillimisht formimi i Asociacionit me kompetenca thelbësore, nuk ka lojë rreth kësaj 20/04/2023
Kosova Arrestimi i kryeshefit dhe bastisjet në KEK, Jansha: Rezultat i gjetjeve nga rasti i Berishajt 20/04/2023
Lajme Prokurori i Përgjithshëm ukrainas thotë se gati 80 mijë raste të krimeve janë regjistruar gjatë luftës 20/04/2023