Oficeri i Hamasit: Bandat e kanë marrë kontrollin mbi Gaza, udhëheqja jonë politike është shkatërruar NULL NULL 06.07.2025 21:42 06.07.2025 21:42 Njerëzit ecin përgjatë një shtegu të rrethuar nga rrënojat e ndërtesave të shkatërruara në kampin Jabalia, Gaza, 7 shkurt 2025. /CFP Një oficer i lartë në forcat e Hamasit ka thënë se grupi i armatosur palestinez ka humbur rreth 80 për qind të kontrollit mbi Rripin e Gazës dhe se klanet e armatosura e kanë marrë kontrollin në zonë. Sipas këtij oficeri, i cili foli për BBC-në, sistemi komandues dhe kontrollues i Hamasit është shembur për shkak të sulmeve ajrore izraelite që kanë shkatërruar udhëheqjen politike, ushtarake dhe të sigurisë së grupit. “Të jemi realistë, pothuajse nuk ka mbetur asgjë nga struktura e sigurisë. Shumica e udhëheqësisë, rreth 95%, tashmë janë të vdekur… Figurave aktive u ka ardhur fundi. Atëherë, në të vërtetë, çfarë po e ndalon Izraelin ta vazhdojë këtë luftë?”. “Logjikisht, ajo duhet të vazhdojë deri në fund. Të gjitha kushtet janë në favor të saj: Izraeli ka epërsinë, bota është e heshtur, regjimet arabe janë të heshtura, bandat kriminale janë kudo, shoqëria po shembet”, tha oficeri i Hamasit për të cilin BBC tha se kërkonte të mbetej anonim, transmeton Klankosova.tv. Tutje, ai është shprehur se nuk ka më kontrolle askund, situata e sigurisë është rrënuar krejtësisht dhe se aparati më i fuqishëm i sigurisë së Hamasit, kompleksi Ansar, është plaçkitur. “Ata morën gjithçka – zyrat, dyshekët, madje edhe panelet e zinkut – dhe askush nuk ndërhyri. Asnjë polici, asnjë forcë sigurie”, tha ai. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.