Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Ofendime e përplasje në Kuvend: “Le të ulet në both”, “Sa naive”, “Shko ulu në vendin tënd” (VIDEO)

NULL NULL
27.05.2021 10:54

Gjatë seancës së sotme në Kuvendin e Kosovës, pati fjalosje mes kryesueses së sotme të seancës, Saranda Bogujevci të LVV-së dhe deputetëve të opozitës.

Arben Gashi i LDK-së i tha kryesueses që t’i kërkojë ministrit Hekuran Murati të mos përzihet me punë të Kuvendit, duke i thënë “le të ulet në both“, për çka Bogujevci i ktheu që “me atë fjalor nuk të lejoj me u qas, andaj shko ulu në vendin tënd”.

Ndërkaq, pas kësaj, Armend Zemaj iu drejtua Bogujevcit me fjalën “sa naive“, duke aluduar që ajo si kryesuese nuk po di ta menaxhojë seancën si duhet.

Të gjitha këto diskutime po ndodhin pasi LVV propozoi që në rend dite të futen edhe dy pika që kanë të bëjnë me AKP-në dhe ARKEP-in, për çka u  kundërshtua nga opozita.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.