OEK: Gjykata pezullon njoftimin e ZRrE-së për daljen e detyrueshme të bizneseve në treg të lirë NULL NULL 24.06.2025 11:30 24.06.2025 11:30 Protesta e bizneseve në Veternik. Foto: Klankosova.tv Oda Ekonomike e Kosovës ka njoftuar se Gjykata Komerciale në Prishtinë ka marrë vendim për pezullimin e njoftimit të Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRrE) lidhur me daljen e detyrueshme të bizneseve në tregun e lirë të energjisë elektrike. Bazuar në këtë vendim, OEK i kërkon ZRrE-së që të pezullojë njoftimin për daljen në tregun e lirë të energjisë dhe të ndalojë çdo veprim që mund të ndikojë negativisht në funksionimin e bizneseve. “OEK fton ZRrE-për bashkëpunim të ngushtë për të hartuar së bashku një fazë tranzitore të drejtë dhe të zbatueshme, duke theksuar se OEK nuk është kundër daljes në tregun e lirë, por ka kërkuar vazhdimisht që ky proces të realizohet me një plan të qartë tranzicioni, që siguron stabilitet për bizneset dhe qytetarët e Kosovës”, u tha në njoftimin e OEK-së. ZRrE-ja pati njoftuar se duke filluar nga 1 qershori, bizneset e mëdha do të kalojnë në treg të lirë. Kjo nxiti pakënaqësi e protesta nga mbi 1300 biznese të prekura, duke kërkuar shtyrje të afatit. /Klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Ekonomi LBK: Vendimi i Gjykatës, hap i rëndësishëm për mbrojtjen e interesave të ekonomisë vendore 3 orë më parë
Ekonomi Pak orë pasi Izraeli sulmoi Iranin, çmimi i Bitcoinit ra për 3.1% në 24 orët e fundit 2 weeks