Odegaard ndoshta debuton për Realin NULL NULL 28.04.2015 17:07 28.04.2015 17:07 Martin Odegaard është përfshirë për herë të parë në listën e lojtarëve të grumbulluar për ndeshjen e ardhshme që Real Madrid e zhvillon nesër, në kuadër të La Ligës, kundër Almerias. Talenti norvegjez, i cili kërkohej nga të gjitha klubet më të mëdha europiane gjatë merkatos së verës, hyri në një listë ku mungojnë shumë lojtarë: Modriç, Bale, Benzema (të dëmtuar), Sergio Ramos dhe Carvajal (të skualifikuar). Në këtë mënyrë, adoleshenti, i cili momentalisht luan me Real Madrid Castilla, do të ketë mundësinë të debutojë me skuadrën e parë të Realit.