Oda e Afarizmit: Serbia po shkel marrëveshjen e CEFTA-s dhe atë të Brukselit NULL NULL 16.09.2020 10:33 16.09.2020 10:33 Oda e Afarizmit të Kosovës thekson se Serbia po shkel marrëveshjen e CEFTA-s dhe atë të Brukselit, për qarkullimin e mallrave nga Bashkimi Evropian transit për në Kosovë, duke bërë që bizneset e Kosovës të regjistrohen dhe të paguajnë taksa në Serbi. Ky shqetësim i bizneseve për mospërfshirje të shumicës së rekomandimeve në pakon e rimëkëmbjes ishte edhe temë e diskutimit që OAK kishte me Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi, njofton Klan Kosova. Siç thuhet në një reagim për media të kësaj ode, kjo po ndikon edhe në marrëdhënien e Kosovës më shtete e Bashkimit Evropian si me Gjermaninë, Italinë, Slloveninë, Austrinë, Kroacinë e Holandën. “Lidhur me këtë çështje si dhe problemet me Ligjin për Tregti të Brendshme, vendimi për ndalimin e importit të vajit të Palmës, rastin e biznesit Trofta duke mos pasur mundësi të eksportit të peshkut në Maqedoninë e Veriut, rast ky i cili është aktiv për më shumë se një vit dhe ende nuk ka marrë zgjidhje definitive si dhe çështjes së vendosjes së flamujve për të gjitha produktet, ishin problemet të cilat OAK i shpalosi para Ministrit të Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Kraniqi”, thuhet në reagim. Gjithashtu, OAK ka ngritur si çështje tjetër shqetësuese edhe nevojën që Ligji për Tregti të Brendshme të diskutohet me palët e interesit dhe të shkoj sa më parë në Kuvend, Ligji për investime strategjike dhe heqja e detyrimit për pagesën e TVSH-së për blerjen e lëndës së parë brenda vendit. Oda ka shprehur shqetësim se në rast se nuk përkrahet me urgjencë biznesi, zvogëlimi i numrit të punëtorëve do të jetë i pashmangshëm. Kurse, ministri Veseli ceku se disa nga kërkesat e OAK tashmë i kanë adresuar dhe janë duke pritur përgjigje. Sa i përket problemeve me transportin e mallrave nëpër Serbi, Veseli theksoi se do të bëjë një reagim institucional për këtë çështje. Përderisa për vendimin e fundit që ndalon përkohësisht importin e vajit të palmës Ministri shpjegoi në detaje se përse është marrë ky vendim i cili gjithsesi është i përkohshëm por ka për qëllim që t’i mbrojë bizneset dhe prodhuesit e përgjegjshëm. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.