O’Connell thotë se ndërhyrja ndërkombëtare do të dëmtonte krijimin e kulturës politike (VIDEO) NULL NULL 18.12.2015 18:05 18.12.2015 18:05 Ruairí O’Connell, ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovës është i ftuari i sotëm i Kushtrim Sadikut në Info Magazine. O’Connell tha ndërhyrja ndërkombëtare do të dëmtonte krijimin e kulturës politike në Kosovë. “Kosova pa pasur shumë sfida para saj – në vitin 2015”. “Ka arritur edhe disa suksese. Marrëveshja me Fondin Monetar Ndërkombëtar ka treguar që Kosova ka mundësi të marr përgjegjësi për të ardhmen”. “Tash Kosova duhet të marr përgjegjësinë për zhvillimet politike në vend”. “Ka krizë, që vazhdon tash e gjashtë muaj, që ka dëmtuar Kosovën dhe kulturën e saj politike”. “Rrugëzgjidhje ka. Më e mira është përdorimi i dialogut”. “Deri tash Kosova nuk ka marrur plotësisht për gjithçka ka ndodhur në vend. Por nënshkrimi i MSA-së ka treguar që Kosova është fuqiplotë për të drejtuar të ardhmen e saj”. “Ndërhyrjet e jashtme dëmtojnë krijimin e kulturës politike në Kosovë. Dikur ka pasur nevojë, por tash çmimi i ndërhyrjes është më i lartë”. “Problem në Kosovë është përdorimi i dhunës. Prania e dhunës brenda politikës pengon demokracinë”. “Kemi folur shumë për korrupsionin dhe krimin e organizuar në Kosovë, por rezultatet nuk kanë qenë të mjaftueshme – pothuaj nuk kemi parë fare rezultate. Kjo është një prej pikave më të rëndësishme në Raportin e Progresit të BE-së ku nuk janë shënuar rezultate”. “Neve nuk na intereson kush do të jetë kryeministër, kush është partia më e fortë apo kush do të jetë në kuvend. Për ne është me rëndësi që Kosova të ketë institucione të forta që mund të ballafaqohen me problemet e vendit”. klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Prokuroria thotë se trupi i pajetë i gjetur sot në Banjskë ishte i sulmuesit të tretë 7 minuta më parë
Kosova ‘’Derisa të identifikohen qartë fajtorët’’, për BE-në ende i paqartë fakti se terroristë serbë vranë policin e Kosovës 31 minuta më parë