OBSH paralajmëron vendet aziatike për rritjen e rasteve të variantit Omicron - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

OBSH paralajmëron vendet aziatike për rritjen e rasteve të variantit Omicron

NULL NULL
03/12/2021

Vendet e Azisë dhe Paqësorit duhet të rrisin kapacitetin e tyre të kujdesit shëndetësor dhe të vaksinojnë plotësisht njerëzit e tyre për t’u përgatitur për një rritje të rasteve të COVID-19 me variantin Omicron, thanë të premten zyrtarët në Organizatën Botërore të Shëndetësisë (OBSH), pasi Shtetet e Bashkuara të Amerikës raportuan të paktën 10 raste të reja të variantit.

Varianti i ri filloi të përhapet në Azi këtë javë, me raste të raportuara nga Australia, Japonia, Koreja e Jugut, Singapori, Malajzia dhe India. Shumë qeveri i janë përgjigjur situatës duke shtrënguar rregullat e udhëtimit, njofton Klan Kosova.

“Sipas informacioneve që kemi, ne nuk duhet të ndryshojmë qasjen tonë”, tha Takeshi Kasai, drejtor rajonal i OBSH-së për Paqësorin perëndimor, në një konferencë virtuale për media derisa u tha vendeve të përgatiteshin për “transmetueshmërinë e lartë” të Omicron.