OBSh-ja realizon dërgesën e parë të ndihmës mjekësore në Gaza që nga marsi NULL NULL 26.06.2025 18:43 26.06.2025 18:43 Kreu i OBSh-se, Tedros Adhanom Ghebreyesus; Foto: Arkiv; Organizata Botërore e Shëndetësisë ka bërë të ditur se ka realizuar dërgesën e saj të parë mjekësore në Gaza në pothuajse katër muaj. Shefi i OBSh-së, Tedros Ghebreyesus tha se nëntë kamionë që transportonin furnizime thelbësore mjekësore hynë atje nga Kerem Shalom. Ai tha se kamionët mbërritën “pa asnjë incident, pavarësisht kushteve me rrezik të lartë përgjatë rrugës”, raporton Sky News, transmeton Klankosova.tv. Mbërritja e ndihmës vjen në mes të asaj që po konsiderohet si kolaps pothuajse total i sistemit shëndetësor të Gazës, të shkaktuar nga dëmet e shumta në infrastrukturën mjekësore dhe ndërprerja e furnizimeve farmaceutike. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Vendimi i Kushtetueses, Cakolli: I “kënaq” të gjitha palët, por nuk i jep zgjidhje të plotë asnjërës 10 minuta më parë
Lajme Udhëheqësit e BE-së do të vazhdojnë bisedimet mbi shqyrtimin e paktit ekonomik të Izraelit 16 minuta më parë