OBSH-ja publikon listën e baktereve më të rrezikshme - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

OBSH-ja publikon listën e baktereve më të rrezikshme

NULL NULL
28/02/2017

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka publikuar një listë të baktereve të cilat janë rezistence ndaj ilaçeve dhe paraqesin kërcënimin më të madh për shëndetin e njeriut.

Në krye te listës janë bakteret si Escherichia coli, të cilat shkaktojnë infeksione vdekjeprurëse të gjakut si dhe pneumoninë tek disa pacientë.

Kjo listë do të jetë temë diskutimi në takimi e radhës së G20 gjatë verës në Gjermani.

Qëllimi i përpilimit të kësaj liste është që qeveritë e ndryshme të fokusohen në zhvillimin e antibiotikëve të ri për luftimin dhe trajtimin e infeksioneve të rënda.

Deri më tani ekspertët vazhdimisht kanë paralajmëruar që disa infeksione nuk mund të trajtohen me antibiotikët aktual.

Si pasojë e kësaj infeksionet e thjeshta mund të shpërndahen dhe të shndërrohen në vdekjeprurëse.