Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

OBSH dhe Qeveria e Gjermanisë ndihmon Kosovën me mbi 2 milionë euro në luftën ndaj COVID-19

NULL NULL
14.01.2021 15:09

Ministria e Shëndetësisë ka pranuar një donacion me mbi 2 milionë euro në përballjen me pandeminë COVID-19.

Donacioni është dhuruar nga Qeveria e Gjermanisë në bashkëpunim me Organizatën Botërore të Shëndetësisë.

Ky donacion do të shërbejë për të fuqizuar kujdesin ndaj pacientëve dhe mbrojtjen të punonjësve shëndetësorë që janë në vijën e parë të frontit kundër koronavirusit.

“Donacioni i Qeverisë Gjermane në bashkëpunim me OBSh-së dhe e Ministrinë e Shëndetësisë, përmban pajisje dhe produkte mjekësore në vlerë prej 2.17 milion euro, për përballje me pandeminë. Dërgesa është dorëzuar në prani të ambasadorit gjerman z. Rohde në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës dhe do të shërbejë për të fuqizuar kujdesin ndaj pacientëve dhe, mbrojtjen gjithashtu të punonjësve shëndetësor që janë në vijën e parë të betejës kundër COVID-19”.

“Solidaritetin e OBSh-së dhe Qeverisë gjermane e vlerësoj jashtëzakonisht shumë sidomos në këtë kohë të pandemisë, andaj, shpreh respektin më të thellë për kontributin e tyre të vazhduar përfshirë edhe këtë donacion. Falënderoj dhe mirëpres përkrahjen e mëtejme të OBSh-së dhe Gjermanisë në favor të ruajtjes dhe përparimit të shëndetit dhe mirëqenies së qytetarëve të Kosovës”.

Njoftimi i plotë:

https://www.facebook.com/zemajarmend/posts/3737740799606106 

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.