OBSH cakton dy gra për ta drejtuar panelin pandemik (VIDEO) NULL NULL 10.07.2020 15:40 10.07.2020 15:40 Në Amerikë është shënuar një shifër tjetër rekorde me rreth 62 mijë raste të reja me koronavirus. Tashmë SHBA-ja numëron mbi 3.2 milionë të infektuar, derisa është rritur edhe numri i viktimave ku në tre ditët e fundit u regjistruan mbi 900 të vdekur. Me valë të dytë të infektimeve po përballen dhe shumë vende evropiane të cilat hoqën kufizimet për parandalimin e bartjes së virusit që nga qershori. E kjo situatë e ka shqetësuar kreun e Organizatës Botërore të Shëndetësisë e cila krijoi një panel nga dy lidere botërore qe u treguan të suksesshme në luftimin e pandemisë. Ky panel do të vlerësojë edhe reagimin e vetë Organizatës Botërore të Shëndetit në trajtimin qe i ka bërë pandemisë qysh nga fillimi i përhapjes së virusit. Kronikë nga Iliri Pireva *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.